1.
Rrotulloni kapakun mbrojtës
2.
Vendosni fishekun e duhanit që nuk digjet vertikalisht në depozitë, dukee lënë filtrin të dalë.
3.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin për 1.5 sekonda derisa drita LED të pulsojë me ngjyrë blu dhe pajisja të bëjë vibrimin e pare. Pajisja fillon të ngrohet paraprakisht, zgjatja e para ngrohjes është 15 sekonda.
Kur drita LED bëhet blu e pandërprerë dhe ndodh vibrimi i dytë, ju mund të filloni të shijoni konsumimin për 4 minuta e 45 sekonda.
Kur koha e konsumimit skadon deri në 30 sekondat e fundit ose bëhet thithja e13-të, ndodh vibrimi i tretë, ndërsa drita LED fillon të pulsojë që tregon që periudha e ngrohjes është në përfundim.
Kur skadon e gjithë koha e pirjes së duhanit ose realizohen 15 thithje, ndodh vibrimi i katërt, ndërsa drita LED fiket, gjë që tregon që i gjithë procesi i ngrohjes ka përfunduar.
4.
Shtyni butonin e majtë lart dhe fisheku i duhanit që nuk digjet do të dalë jashtë nga mbajtësi i fishekut. Hiqni fishekun e duhanit që nuk digjet dhe rrotulloni kapakun.
Lidhni kabllin USB me adaptorin e karikimit. Drita LED pulson në ngjyra të ndryshme për të treguar fuqinë e baterisë. Kur pajisja është plotësisht e mbushur, drita LED fiket.
Blu: 100% -60%
E verdhë: 60% – 10%
E kuqe: 10% – 0%
Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe e ftohur përpara se ta pastroni. Shkëputni kapakun e sipërm nga pjesa kryesore e pajisjes. Tërhiqni pjesën e ngrohësit nga trupi kryesor i pajisjes. Shtyni mbajtësin e fishekut përmes butonit të majtë dhe nxirreni atë. Nxirrni pjesët (mbajtësin e fishekut dhe pjesët e ngrohësit), pastaj përdorni shkopin pastrues për të pastruar dhomën e ngrohjes.