Plus d.o.o. Podgorica e merr me shumë seriozitet detyrimin e saj për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe ne do të trajtojmë me kujdes çdo informacion të lënë nga ju. Duke vizituar faqen tonë dhe/ose me regjistrim, ju pranoni dhe bini dakord me praktikat e përshkruara në Politikën tonë të mbrojtjes së privatësisë.
Politika e mbrojtjes së privatësisë
Plus d.o.o., Podgorica, Josipa Broza Tita 29, NIPT: 03024938 (në tekstin e mëtejmë Plus) i gëzohet vizitës suaj në faqen tonë të internetit ismod.me dhe interesimit për kompaninë dhe produktet tona.
Ne e marrim seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe jemi të obliguar për t’i mbrojtur të dhënat tuaja personale bazuar në Dispozitat e përgjithshme mbi mbrojtjen e të dhënave (GDPR).
Plus d.o.o. e njeh rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë Tuaj, të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave dhe dëshiron që Ju të ndiheni të sigurtë dhe rehat kur vizitoni faqet tona të internetit.
Kur mbledhim të dhënat tuaja personale ose kur Ju i ndani ato me ne, ne i përdorim në përputhje me këtë Politikë për mbrojtjen e privatësisë.
Kjo rregullore e privatësisë shpjegon:
Çfarë janë të dhënat personale?
Të dhënat personale janë të dhëna në lidhje me Ju dhe me ndihmën e të cilave është i mundur identifikimi juaj i drejtpërdrejtë (për shembull, emri dhe mbiemri juaj) ose indirekt (për shembull, me pseudonime të tilla si numri unik i identifikimit). Të dhënat personale përfshijnë emrin dhe mbiemrin, adresën, vitin e lindjes, adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit të një personi të caktuar. Të dhënat personale mund të përfshijë gjithashtu identifikues numerik siç është adresa IP e kompjuterit, adresa MAC e telefonit celular ose cookies (biskotat).
Çfarë të dhënash mbledhim dhe si i përdorim ato?
Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale që Ju dëshironi të na jepni ose ato të dhëna personale që janë të nevojshme për të siguruar dhe/ose përmirësuar shërbimet.
Ne mbledhim dhe marrim të dhënat përmes faqeve tona të internetit, aplikacioneve, faqeve të mediave sociale dhe/ose në mënyra të tjera.
Ju mund të na jepni email-in tuaj, emrin, numrin e telefonit dhe informacione të tjera në mënyrë që të mund t’Ju ofrojmë informacione mbi produktet tona, mbi mundësitë për të marrë pjesë në lotari ose anketat tona, ose thjesht nëse doni të merrni informacione në lidhje me promovimet, zbritjet dhe/ose aktivitetet e tjera dhe ofertat e PLUS-it.
Të dhënat tuaja personale ne i përdorim vetëm për qëllime biznesi të PLUS, si edhe për të menaxhuar, mbështetur dhe marrë reagime mbi shërbimin e kryer dhe për të parandaluar shkeljet e sigurisë, ligjeve ose kushteve të kontratës.
Të dhënat tuaja personale do ti përdorim në radhë të parë për menaxhimin e shitjeve dhe porosive, për realizimin e lotarive, promovimeve ose anketave, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave tuaja, për të ofruar programe besnikërie, për të dërguar përmbajtje promovuese (nëse nuk na keni kërkuar që t’Ju heqim nga lista e newsletter), për kryejen e analizava dhe mbledhje e të dhënave statistikore.
Bazat ligjore për mbledhjen e të dhënave tuaja personale
Në varësi të qëllimit për mbledhjen dhe përpunimin së të dhënave personale, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja mund të jetë: pëlqimi Juaj (pëlqimi), interesi legjitim i PLUS-it (përmirësimi i produkteve dhe shërbimeve tona, parandalimi i mashtrimit, sigurimi dhe mirëmbajtja e veglave që përdoren për shembull nga faqet e internetit /aplikacionet/pajisjet e sigurta për përdorim), zbatimi i kontratës gjegjësisht i shërbimit që keni kërkuar dhe rregullat që kërkojnë përpunimin e të dhënave personale.
Periudha në të cilën PLUS ruan të dhënat tuaja personale
PLUS i ruan të dhënat tuaja personale që na keni dërguar përmes kësaj faqeje web në bazat e të dhënave.
Të dhënat tuaja personale do të ruhen nga PLUS vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja ose për të zgjidhur një problem, për të siguruar shërbime më të mira dhe të reja, dhe kjo në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
PLUS udhëhiqet nga kriteret e mëposhtme kur përcakton periudhën në të cilën ruan të dhënat tuaja
PLUS mund ti mbajë të dhënat tuaja personale edhe pasi Ju ndërpreni përdorimin e shërbimeve PLUS ose ndërpreni përdorimin e kësaj faqeje interneti me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të veta ligjore ose për menaxhimin e të drejtave të veta (para gjykatave ose autoriteteve të tjera kompetente) ose për mbledhjen e të dhënave statistikore dhe mbajtjen e evidencës.
Kur të dhënat tuaja personale nuk na nevojiten më për asnjë nga qëllimet e mësipërme, të dhënat tuaja personale do të fshihen nga të gjitha sistemet në quadër të PLUS.
Ju tërheqim vëmendjen se keni të drejtë t’i fshini të dhënat tuaja personale në çdo kohë.
Vendimmarrja e automatizuar
Për nevoja të sigurimit të transaksioneve në faqet dhe aplikacionet tona nga përdorimi i paautorizuar së të dhënave personale dhe mashtrimeve, PLUS përdor zgjidhje nga ofruesit e shërbimeve të palëve të treta. Metoda e zbulimit të mashtrimit bazohet në krahasime të thjeshta, asociacione, grupime, parashikime dhe përcaktimin e vlerave atipike me ndihmën e agjentëve inteligjentë, të teknikave të mbledhjes së të dhënave me teknika të ndryshme të analizës së thelluar së të dhënave.
Në rastin e konfirmimit të automatizuar të mashtrimit, mund të ndodhë që ne ta shtyjmë përpunimin e porosisë/kërkesës për shkak të verifikimit të transaksionit dhe/ose të refuzojmë shërbimin e dorëzimit të porosisë/e përpunimit të kërkesës nëse konfirmojmë mundësinë e mashtrimit. Në këtë rast, ne marrim të gjitha masat e nevojshme të kujdesit dhe mbrojtjes për të kufizuar qasjen në të dhënat tuaja dhe Ju keni të drejtën e qasjes në informacion tek i cili bazojmë vendimin tonë.
Profilizimi
PLUS gjatë dërgimit ose shfaqjes së njoftime dhe përmbajtjeve të personalizuara mund të përdorë teknika që konsiderohen “profilizim” gjegjësisht çdo lloj forme e përpunimit të automatizuar së të dhënave personale që përfshin përdorimin e të dhënave të tilla për vlerësimin e aspekteve personale të personave fizik, analizën personale ose parashikimin e aspekteve në lidhje me preferencat personale të personit në fjalë, interesat e tij, situatën ekonomike, sjelljen dhe të ngjashme.
Të dhënat personale të mbledhura në bashkëveprime të ndryshme me Ju futen në bazën qendrore së të dhënave dhe ne i analizojmë ato për të parashikuar preferencat tuaja personale dhe/ose interesat.
Bazuar në analizën e kryer, ne Ju dërgojmë ose shfaqim njoftime dhe/ose përmbajtje që i përshtaten interesave dhe nevojava tuaja.
Ju rezervoni të drejtën për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave tuaja për “profilizim”.
Kush mund t’i përdorë të dhënat tuaja personale?
PLUS mund t’I ndajë të dhënat tuaja personale brenda njësive organizative të PLUS për të përmbushur detyrimet ligjore, për të parandaluar mashtrimin dhe/ose për të siguruar mjetet, për të përmirësuar produktet dhe shërbimet, ose për shkak se Ju na keni dhënë pëlqimin tuaj.
PLUS nuk do të ndajë të dhënat tuaja personale me partnerët e biznesit dhe bashkëpunëtorët të cilët synojnë t’i përdorin ato për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, përveç nëse na jepni leje të caktuar për këtë.
Të dhënat tuaja personale gjithashtu mund të përpunohen edhe nga ofruesit e besueshëm të shërbimeve të palëve të treta, të cilëve u besojmë detyra dhe aktivitete për t’i kryer në emrin tonë. Në këtë rast, ne u sigurojmë atyre vetëm informacionet e nevojshme për kryerjen e shërbimit së bashku me kërkesën që të mos i përdorin të dhënat tuaja personale për qëllime të tjera.
Ne mund t’ia përcjellim të dhënat tuaja personale agjencive qeveritare për zbatimin e ligjit në situatat e mëposhtme:
A janë të sigurta të dhënat tuaja personale?
PLUS mbron të dhënat tuaja personale dhe ndërmerr masa për të siguruar mbrojtjen e tyre.
PLUS mbron të dhënat që mbledh dhe përpunon nga qasja e paautorizuar e palëve të treta.
Lidhja me faqet e internetit të palëve të treta
Faqja e internetit PLUS mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera interneti. PLUS nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, saktësinë ose funksionin e këtyre faqeve. Linqet jepen në mirëbesim dhe PLUS nuk mban përgjegjësi për çdo ndryshim të mëvonshëm në web faqet e tjera për të cilat ka dhënë linkun. Ne ju rekomandojmë që të jeni të vëmendshëm dhe të lexoni me kujdes rregullat e privatësisë në faqet e tjera web që vizitoni.
Disa nga faqet tona të internetit Ju japin mundësinë që përmes e-mailit t’ia dërgoni adresën e faqes web një personi tjetër. Funksioni i përmendur nënkupton që ne mund ta marrim e-mailin tuaj dhe/ose e-mailat e atyre të cilëve ua keni dërguar faqen web. E-mailet elektronike të mbledhura në këtë mënyrë nuk përdoren për qëllime të tjera përveç për të përmbushur kërkesën tuaj. Këto e-maila nuk ruhen dhe fshihen menjëherë pas përmbushjes së kërkesës.
Si mund të shihni, verifikoni, ndryshoni ose fshini të dhënat tuaja personale që na keni dërguar?
Keni të drejtë të na kontaktoni për t’Ju dhënë të gjithë informacionet që ruajmë rreth Jush. Gjithashtu mund të kërkoni fshirjen, korrigjimin ose ndryshimin e të dhënave duke dërguar një email në:
support@plusmne.com
Cila është politika jonë për mbledhjen e të dhënave që marrim nga të miturit që përdorin faqet tona të internetit?
Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të mbrojmë privatësinë e të miturve (fëmijëve) në botën e komunikimeve elektronike, si dhe të inkurajojmë prindërit dhe kujdestarët që të marrin pjesë në monitorimin e aktiviteteve elektronike të të miturve.
Përpunimi i të dhënave personale është i ligjshëm nëse personi është të paktën 18 vjeç dhe/ose me lejen e një prindi dhe/ose kujdestarit.
I lutemi prindërve që t’i përkushtojnë vëmendje të veçantë aktiviteteve elektronike të fëmijëve të tyre dhe t’i paralajmërojnë fëmijët që të mos japin informacione për identifikim personal me rrugë elektronike pa lejen e tyre. Në çdo moment, prindërit dhe/ose kujdestarët mund t’i shikojnë, verifikojnë, ndryshojnë ose fshijnë të dhënat personale të fëmijës së tyre.
A mund t’i ndryshojmë më vonë kushtet e politikës së privatësisë?
PLUS rezervon të drejtën për të ndryshuar dhe korrigjuar këtë Rregullore të mbrojtjes së privatësisë.
Të drejtat dhe përzgjedhjet tuaja
PLUS respekton privatësinë tuaj.
Të drejtat tuaja:
Ju keni të drejtë të merrni informacione të qarta, transparente dhe lehtësisht të kuptueshme mbi mënyrën se si ne i përdorim të dhënat tuaja personale.
Ju keni të drejtën e qasjes në të dhënat tuaja personale të cilat na keni dhënë, me kufizimeve të përcaktuara. Në rastin e dhënies së informacionit, është e mundur pagesa e një tarife për shpenzimet administrative.
Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin dhe/ose plotësimin e të dhënave personale.
Ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen ose heqjen e të dhënave personale. E drejta juaj për të fshirë dhe/ose hequr të dhënat personale nuk është një e drejtë absolute pasi ne mund të kemi baza ligjore ose legjitime për mbajtjen e të dhënave tuaja personale.
Ju keni të drejtë në çdo kohë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale që përpunohen në bazat e interesit publik ose interesave legjitime, duke përfshirë edhe krijimin e profilit.
Mund të anuloni abonimin ose të hiqni dorë nga marrja e drejtpërdrejtë e përmbajtjes së reklamave në çdo moment.
Ju keni të drejtë të kontaktoni autoritetin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën për të paraqitur ankesë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe mënyrën e zbatimit të Politikës së mbojtjes së privatësisë PLUS.
Para se t’ia paraqisni ankesën autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave, mos ngurroni të na kontaktoni për t’Ju ndihmuar të mbroni të drejtat tuaja.
Ju keni të drejtë të përcillni, kopjoni dhe/ose transferoni të dhënat nga baza jonë e të dhënave në një bazë të dhënash tjetër. Kjo e drejtë vlen vetëm për të dhënat që na keni dhënë duke u bazuar në kontratë ose pëlqim ose nëse përpunimi kryhet automatikisht.
Ju keni të drejtë të kërkoni kufizimin e përpunimit së të dhënave tuaja. Kjo e drejtë kufizon përpunimin e të dhënave tuaja, që do të thotë se ne mund t’i ruajmë ato, por nuk mund t’i përdorim ose përpunojmë më tej.
Për të drejtat tuaja dhe mënyrën e realizimit të tyre, mund të kontaktoni zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në e-mail: support@plusmne.com
Pse duhet të pranoni kushtet në deklaratën e privatësisë?
PLUS përdor shërbime interneti për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat tuaja personale. Kjo nënkupton përpunimin dhe transferimin e të dhënave tuaja personale edhe jashtë kufijve të Malit të Zi.
Kjo Deklaratë e privatësisë Ju ofron të gjithë informacionin e nevojshëm (në mënyrë të thjeshtë) që të mund të zgjidhni nëse do ta përdorni këtë faqe interneti dhe nëse do t’ia dërgoni informacionin tuaj personal PLUS-it apo jo.
Duke vizituar faqen tonë të internetit, si edhe duke komunikuar me rrugë elektronike, Ju pranoni dhe jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale në mënyrën e përcaktuar në këtë Deklaratë privatësie.
Nëse do të jeni të interesuar për të ju ofruar shërbime të caktuara (lotari, newsletter, detaje të reja mbi produktet) ne do të marrim nga Ju të dhëna personale shtesë direkte (emri dhe mbiemri, adresa dhe adresa e postës elektronike). Në rast të tillë, ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale, të cilat do të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat i dhatë ato.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Deklaratë privatësie, Ju lutemi na kontaktoni në adresën support@plusmne.comdhe do të jetë kënaqësi për ne ti përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja.
Kontakti
Për çfarëdo lloj pyetjeje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, mbi mënyrën e trajtimit së të dhënave tuaja personale dhe mbi përdorimin e tyre ose nëse dëshironi të realizoni të drejtat e lartpërmendura, mos ngurroni të na kontaktoni përmes kontaktit e-mail: support@plusmne.com.