Ju faleminderojmë për përdorimin e produkteve tona. Kontrata e garancisë është e vlefshme ekskluzivisht për ISMOD II Plus, me kohëzgjatje 12 muaj nga data e blerjes së produktit. Nëse brenda afatit të garancisë shfaqet çfarëdo lloj problemi lidhur me cilësinë e produktit, do të jetë kënaqësi për ne ta riparojmë ose zëvendësojmë atë me një produkt të ri, sipas gjykimit tonë.
MBULIMI I RIPARIMIT:
Nëse produkti prishet ose dëmtohet gjatë periudhës së garancisë, dhe kur produkti është përdorur në përputhje me udhëzimet e përdorimit, ne ofrojmë shërbim falas për riparimin ose zëvendësimin falas të produktit.
ZËVËNDËSIMI:
Për të marrë një produkt të ri në këmbim gjatë periudhës së garancisë, ju lutemi të dorëzoni fletën e garancisë dhe faturën fiskale (pika e shitjes, modeli i produktit, data e blerjes, fatura fiskale, etj.) dhe kontaktoni shërbimin e post-shitjes. Nëse ndodh që produkti të prishet ose dëmtohet gjatë periudhës së garancisë, ne do të kryejmë shërbim falas për riparimin ose zëvendësimin falas të produktit.
KJO KONTRATË MBI RIPARIMIN NUK MBULON DISPOZITAT DHE KUSHTET QË VIJOJNË :
1. Blerjen pa fletë garanci dhe faturë fiskale.
2. Dokumente jo të plota (pika e shitjes, modeli i produktit, data e blerjes, fatura fiskale, etj.).
3. Vjetrimin e produktit gjatë përdorimit të zakonshëm.
4. Garancia nuk mbulon kunjin për ngrohje.
5. Dëmtimet sipërfaqësore (gërvishtjet, vendet e shtypura, etj.) që nuk ndikojnë në performancat e produktit.
6. Keqfunksionimi i produktit është shkaktuar nga mosrespektimi i manualit të përdorimit.
7. Përdorimin e parregullt, ku përfshihen: dëmtimi nga uji, çmontimi, etj.
8. Defektin ose dëmtimin e produktit të blerë të shkaktuar nga forca e tepruar, siç është rënia.
9. Pajisjet që janë modifikuar ose të cilave i janë shtuar funkcione të tjera me vullnetin tuaj nuk do të pranohen për riparim.
10. Dëmet e shkaktuara nga zjarri, përmbytja, mbitensioni, katastrofa të tjera natyrore.
11. Ka një defekt ose dëmtim gjatë periudhës së garancisë, por ju e bëni ndërrimin e tij pas skadimit të periudhës së garancisë.
12. Defektin dhe dëmtimin pas afatit të garancisë.