Mbështetje ISMOD I PLUS

1.
Vendosni një fishek të duhanit që nuk digjet në kapakun e sipërm, pa filtër.
2.
Shtypni dhe mbani butonin për 4 sekonda; llampa LED blu do të fillojë të pulsojë duke treguar që ISMOD I është funksional.
3.
Kur drita blu ndriçon pa ndërprerje, mund të filloni pirjen e duhanit.

Vendosni mikro kabllin USB në pajisjen ISMOD I, duke pasur parasysh që llampa LED e kuqe ndizet gjatë karikimit dhe që pas përfundimit të karikimit ndiçon pa ndërprerje një dritë blu.

Vërejtje: Pajisja nuk duhet të ndizet gjatë karikimit.

Me qëllim të arritjes së performancave dhe shijeve më të mira, rekomandohet që ta pastroni pajisjen pas ngrohjes së disa fishekëve të duhanit që nuk digjet me ndihmën e mjeteve për pastrim: furça e pastrimit, pllaka e pastrimit.
1.
Sigurohuni që pajisja të jetë në pozicionin OFF (e fikur) para pastrimit.
2.
Kaloni butësisht furçën mbi pllakën e ngrohësit disa herë. Ju lutemi mos e rrotulloni furçën me forcë për të shmangur kështu thyerjen e pllakës së ngrohësit.
3.
Nëse pas heqjes së fishekut të duhanit që nuk digjet ka mbetur ndonjë gjurmë, vendoseni pllakën e pastrimit në kapakun e sipërm për ta pastruar atë.
Play Video