Rregullat e regjistrimit

Rregullat për regjistrimin e konsumatorëve potencial të interesuar dhe atyre ekzistues

Qëllimi i këtyre Rregullave të regjistrimit është të Ju shpjegojë rregullat themelore dhe parimet e regjistrimit në faqen tonë të internetit dhe marrëdhënien juridike që rezulton prej saj. Rregullat e regjistrimit janë hartuar në gjuhën malazeze dhe anglisht. Në rast të mosmarrëveshjes, mbizotëron versioni në gjuhën malazeze, duke pasur parasysh se kjo Faqe interneti është e dedikuar kryesisht për regjistrimin e konsumatorëve ekzistues dhe atyre potencial në territorin e Malit të Zi.

Produktet e ofruara në Faqen tonë të internetit janë pajisjet elektronike për përdorimin e produkteve të duhanit që nuk digjet, si dhe produktet e duhanit që nuk digjet. Ne duhet të sigurojmë me ligj që nuk do të kontaktojmë persona nën moshën 18 vjeç. Prandaj kërkojmë verifikimin e moshës Suaj kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe kontrollojmë moshën gjatë regjistrimit, si dhe më vonë kur bëjmë shitjen eventuale të produktit.

Ne nuk komunikojmë dhe as i shesim produkte personave nën 18 vjeç.

Nëse jeni nën moshën 18 vjeç dhe jeni duke u regjistruar, regjistrimi Juaj do të anulohet menjëherë pasi të jemi të vetëdijshëm për këtë fakt.

Faqen tonë të internetit e përdorim vetëm për të realizuar kontaktin midis Jush si konsumator potencial madhor i interesuar dhe shitësit e pajisjeve ISMOD.

Me futjen e të dhënave dhe duke dërguar formularin e regjistrimit, ju konfirmoni vullnetin Tuaj dhe jepni pëlqimin Tuaj për të qënë i kontaktuar nga një palë e tretë – shitësi i pajisjeve ISMOD dhe për tu njohur menjëherë me karakteristikat e produktit.

Regjistrimi nuk është i detyrueshëm. Të drejtat dhe detyrimet midis Jush dhe shitësit të pajisjeve hyjnë në fuqi vetëm nëse vendosni të blini produkte të caktuara.

Ekipi juaj PLUS